Prej dy vitesh Ministria e Kulturës është njohur me një vendim të gjykatës që ambjenteve ku është vendosur çadra e Cirkut kombëtar i ka dalë pronari.
Ligjërisht një pjesë e pronës ku është e vendosur kjo çadër i përket biznesmenit Astrit Veliaj. Sot përbarimi ka shkuar në vendngjarje dhe ka kërkuar që të çmontojë çadrën.
Po ajo që është e çuditshme pavarësisht kontestimeve të artistëve është që Ministria nuk ka pasur një plan B për të gjithë këtë situatë.
Përfaqësuesja e Ministrisë që ishte në vendngjarje e pyetur nga mediat nuk kishte një përgjigje me vendin se ku do të zhvendoset cirku. Ndërkohë që aktorët ishin me lot në sy, pasi e kanë lidhur jetën prej vitesh me cirkun.
(E.K/SHUPLAKA)