I pyetur nga Opinion se ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e qershorit, Lulzim Basha është shprehur se ka marrë propozime nga demokratët për në qyetete, por që kjo do të vendoset kur të jetë koha.
“Kam marrë sygjerime nga demokratë dhe qytetarë për të kandiduar sigurisht në vendin tim të lindjes në Tiranë, po ashtu në Elbasan etj, por kjo do të vendoset kur të jetë koha”, është shprehur Basha.
Basha shtoi se vendimin e kandidimit të tij në një zonë të catuar elektorale nuk mund ta marrë vetë ai por duke u pyetur edhe kryesia e Partisë Demokratike.
Ai po ashtu shtoi se së fundmi ka marrë ftesa nga qytetarët që të kandidojë madje edhe në Fier apo në vlorë. Dihet se në Vlorë është deputet zone edhe kryeministri Rama.
Mbetet për tu parë nëse Basha do të marrë vendimin për të kandiduar jashtë Tiranës. (M.D/ Shuplaka)