Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga festoi ditëlindjen e saj të 33-të një ditë më parë. Ajo ka postuar në “Instastory” një video ku tregon ambientet e një lokali në errësirë dhe në sfond dritat e qytetit. Videon e ka shoqëruar me ikonat e dy zemrave dhe një çifti.
Me këtë Çiljeta ka lënë të kuptohet se ka kaluar një mbrëmje super romantike përkrah partnerit të saj, portierit të njohur të ekipit të Partizanit, Alban Hoxha.
Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e njohur pohoi publikisht se është në një marrëdhënie me Hoxhën, por u shpreh se të dy ata dëshirojnë që historia e tyre të mbetet private dhe larg vëmendjes së mediave.