02:42 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ku e ka nanën bijë kjo ideja jote?”, pyetja ndaj Haxhi Lleshit që i kushtoi jetën: Të pushkatohet

19:33 | 17/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ku e ka nanën bijë kjo ideja jote?”, pyetja ndaj Haxhi Lleshit që i kushtoi jetën: Të pushkatohet

Agron Tufa ka treguar një ngjarje të rëndë që ka të bëjë me krimet e komunizmit, ndërkohë që këtë radhë ka treguar arsyen e pushkatimit të stërgjyshit të tij, Ali Likës.

Sipas ufës ishte viti 1944 kur Partia Komuniste po përgatiste terrenin e ardhjes në pushtet, dhe gjatë një bisede në Dibër me burrat e fshatit, Haxhi Lleshi kishte treguar idetë mbi të ardhmen që premtonte komunizmi.

Ka qenë një pyetje e Ali Likës ajo që fill pas një viti nga kohë kur është bërë, i ka kushtuar jetën, pasi në fillim të vitit 1945 e pushkatuan, dhe Tufa thotë se ishte porosi e Haxhi Lleshit.

Koment nga Agron Tufa:

TË PUSHKATOHET!

(Në kujtim të stërgjyshit tim)

Janar 1944. Në konakët e Ali Likës së parë, kanë ardhë ata, të nacional-çlirimtares. Kanë ardhë dhe burrat më të zgjedhur nga krahinat e Dibrës. Po ban kuvend komandanti partizan dhe burrat e krahinave po e dëgjojnë. Komandanti i drejtohet Ali Likës, e përmes tij, gjithë burrave të tjerë:
– Ka ardhë koha, or burra, me marrë krahun e nacianal-çlirimtares. Komunistët që po e udhëheqin këtë luftë të popullit, do të qeverisin nesër.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do të marrë fund varfëria, shfrytëzimi, kurbeti.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do të ketë punë, bukë, liri, arsim, vëllazërim e barazi.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do të ngremë një botë të Re, ku çdo shqiptar do jetë jo vetëm vëlla me besë me popujt e tjerë, kojshi e të largët.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Do ta ndërtojmë të ardhmen tonë përqafe me popujt e Ballkanit dhe popujt e lavdishëm sovjetikë.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide. Bashkohuni me ne, o burra malësorë, patriotë! Shkruhuni që sonte me nacional-çlirimtaren e udhëhequr nga partia komuniste, jepeni besën e shqiptarit! Fole një fjalë o Ali Lika i Luznisë, jepe ti i pari besën, si patriot i vjetër.
Sepse ne, komunistët, kemi një Ide, – përfundoi fjalën e tij Haxhi Lleshi.
Heshtja në odë u bâ zgafellë. Sytë e burrave e të partizanëve janë ngulë tek fytyra e Ali Likës. Ai thith prajshëm çibukun dhe shfryn tymin në mustaqet e zverdhura. Bora e qeleshes mbi krye i jep një pamje të paturbulluar. Mandej flet përmes tymit të duhanit:
– Asht e kollajshme ajo punë or Llesh. Kollaj sa s’ka… Po ma para, a ban me ta bâ nji gjysëm pyetjeje?
– Fol o Ali Lika, – i thotë Haxhi Lleshi.
– A ban me e ditë bre, ku e ka nanën bijë ajo Ideja jote?
Heshtja në odë hapet zgafellë e zezë.
Të qeshura malësorësh nën mustak. Në ballin e Haxhit dalin bula djerse. Koha kalon.
– Nuk po na kthen gjegje or Haxhi, prandaj po ta thom prapë: ku e ka nanën bijë ajo Ideja jote?
– Është ideja e popujve të lirë e vëllezër, Ali, – gjegji Haxhiu.
– Aiii, or Haxhi…! Burri gjegjet troç: unë nanën, bre, nanën desha me e ditë, ku e ka bijë ajo ideja jote?
– Në Moskë, Ali, në Moskë…! Atje tek shoqëria e drejtë pa klasa e shfrytëzim, nën udhëheqjen e ndritur të gjenralisim Stalinit.
– Faleminderëz Haxhi! Prej Moskovit vikan dhe Ide të mira. Sak me u çuditë! Apo jo burra? – i kthehet odës ai.
Askush nuk flet.
Haxhi Lleshi ngrihet. Fill mbas tij gjithë komanda. Kur dalin nga kulla e Ali Likës, Haxhiu ndalet dhe u thotë komandantëve e komisarëve të tij:
– Sapo të vijmë ne në pushtet, mbajeni mend mirë: i pari në këtë zonë të pushkatohet Ali Lika.
Urdhëri u zbatua në të hyrë të vitit 1945.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron tufaALI LIKAHAXHI LLESHI
Pas

Aleksis Tsipras apel të fortë BE-së: Dështimi i negociatave forcon nacionalizmin dhe destabilizimin e Ballkanit

Para

Video që po bën namin në rrjet/ Harrohet Rudina Hajdari, kolegia e saj e sfidon denjësisht

Para
Video që po bën namin në rrjet/ Harrohet Rudina Hajdari, kolegia e saj e sfidon denjësisht

Video që po bën namin në rrjet/ Harrohet Rudina Hajdari, kolegia e saj e sfidon denjësisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.