Ervisa Preka, nëna e tre fëmijëve që u përfshi në aksidentin e tmerrshëm në Velipojë tashmë është zgjuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Fax News raporton se e reja ka kërkuar të shohë djalin e saj vetëm 6 muajsh, i cili ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin e Shkodrës.
“Ku e kam djalin, dua të shoh djalin!”- mësohet të ketë bërtitur e mbijetuara nga aksidenti, pasi mjekë nuk e kanë vënë në dijeni pë tragjedinë e sapondohur në familjen e saj.
Ndërkohë banorët janë shprehur për mikrofonin e Fax News se si ky aksident nuk kishin parë prej vitesh.
“Kemi parë tmerr me sy,”- janë shprehur banorët.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën e plazhit në Velipijë dhe I mori jetën 3 personave të të njëjtës familje.
Edmond Preka po udhëtontë me gruan dhe tre fëmijët e tij.
Një parakalim i gabuar i një furostrade bëri që të vdesë Edmond Preka, bebja 6 muajshe dhe vajza tjetër Ajsel, nga e njëjta familje.
(F.M/Faxweb)