Këngëtarja Aurela Gaçe, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nuk i ka zhgënjyer as këtë herë fansat e saj.
Ajo sapo hyri në studio filloi menjëherë batutat me moderatorin Ermal Mamaqi, i cili e pyeti: Ku e ke dashnorin ti? Ke ardhur pa dashnorin këtu?
Gaçe bëri të qeshë publikun duke u përgjigjur: Për atë dashnorin që më pyet mua ky… Ai është i imi, është i yti, është i të gjithë neve. Dashnorin e kam lënë në shtëpinë e tij. Ai është Dashnor Diko.
Me këtë batutë, ajo rikujtoi deklaratën që bëri në dasmën e saj, ku habiti të ftuarit dhe familjarët duke thënë se kishte në dasmë edhe burrin, edhe dashnorin, referuar këngëtarit që e ka mik prej 20 vitesh.
“E vërteta ishte që e kisha. Burrin e kisha përballë, Norin e shihja në krah edhe thashë: ‘E pse s’i bëj një prezantim Dashnorit? ‘Norit iu drejtuan flokët!-vijoi më tej këngëtarja, publiku shpërtheu në të qeshura. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post