Oj Sarë! Haxhi! Ku o Sara? Këto janë fjalët shqip që dëgjohen në një kamp të ISIS në Siri.
Nuk dihet si kanë përfunduar aty dhe sa kohë kanë fëmijët shqiptarë madje nuk dihet as nëse institucionet kanë plan t’i kthejnë në vende e origjinës, por nga një postim i ‘The New Your Times’ mësojmë se aty streohen të afërmit e luftëtarëve të ISIS pas humbjes që pësoj kalifati.
Në pamje duket që është një vend i rrethuar nga roje të armatosur, në të cilin jetojnë gra dhe fëmijë të mbetur jetim pas humbjes së prindërve të tyre në luftimet në Siri.
Brenda këtij kampi të ndodhur në Al Hol, dëgjohen zëra fëmijësh shqiptarë. Fëmija i parë thërret emra si Haxhi apo Sara, zëri i dytë i cili është dhe më i largët thërret ‘Ku është Sara’.
Ndërkohë që asnjë nga institucionet në Kosovë nuk mban përgjegjësi, këshilltari i ministrit për Punët e Jashme, Jetlir Zyberaj shprehet se e posedojnë një informacion të tillë, por nuk ka komentuar aspak pjesën nëse ky institucion ka ndërmend t’i kthej në atëdhe fëmijët dhe grat e ngujuara.
Sipas raportimit të medias prestigjoze ‘The New Your Times’ në kamp nuk ka as ujë dhe as ushqim të mjaftueshëm. Në pamje duket se si paraqitet gjendja ku njerzit janë të veshur me rroba të vjetra dhe të palara, ndërkohë që kushtet janë skandaloze.
Shumë shtete si Franca, Gjermani apo dhe të tjerë janë duke bërë të pamundurën që t’i rikthejnë gratë dhe fëmijët në vendet përkatëse, ndërkohë që nga ana e shtetit Kosovar ende nuk dihet asgjë duke marrë parasysh që nuk parapëlqejnë ta komentojnë këtë çështje.
Për t’u kthyer dhe një herë tek ’kampi i Sarës ‘ raportimet tregojnë që numri vjen duke u rritur në shifra të larta. Në këtë zonë deri në dhjetor kanë qëndruar rreth 9 mijë persona, mirëpo me thellimin e humbjeve të ISIS dhe me ngushtimin e zonave të tyre, aty numri ka shkruar në 72 mijë javën e kaluar. Nëntë mijë prej tyre janë qytetarë të vendeve jashtë Sirisë.
Ndërkohë prej tyre janë më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova, qe asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.
Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=t19q35MX_go