20:48 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ku flitet më mirë anglisht? Shqipëria me “aftësi të moderuara”, Tirana performon më mirë

14:40 | 05/12/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ku flitet më mirë anglisht? Shqipëria me “aftësi të moderuara”, Tirana performon më mirë

Të zhvendosesh në një vend të ri mund të jetë e vështirë, veçanërisht nëse nuk flisni gjuhen e atij vendi apo një gjuhë zyrtare.

Disa nga destinacionet turistike më të njohura në Europë kanë më pak aftësi në gjuhën angleze. Po në cilin shtet europian do të kuptoheni më mirë dhe në cilat vende do të keni nevojë për njohuri të gjuhës lokale?

Çdo vit, kompania globale e arsimit Education First (EF) rendit vendet nga me aftësi shumë të larta në shumë të dobëta kur bëhet fjalë për të folurit anglisht në Indeksin e saj të Aftësisë Angleze (EPI). Duke analizuar rezultatet e 2.2 milionë të rriturve që iu nënshtruan testeve standarde të anglishtes të EF në 2022, ai i jep secilit vend një renditje nga 800 pikë maksimalja.

Si vlerësohet Shqipëria?

Shqipëria renditet në vendin e 39 globalisht, e vlerësuar me 533 pikë, në kategorinë “Aftësi të Moderuara”, por në kryeqytet vlerësohet me 559 pikë, duke kaluar në kategorinë “aftësi të Larta”.

Krahasuar me vitin 2022, ka një përmirësim me 10 vende.

Nga vendet e rajonit përfshihet vetëm Serbia, e cila renditet në vendin e 24 me 569 pikë, në kategorinë “aftësi shumë të larta”.

Cilat vende europiane kanë aftësitë më të mira të gjuhës angleze?

Ashtu si në vitin 2022, Holanda përsëri zuri vendin e parë me 647 pikë, duke pasur aftësitë më të mira të gjuhës së dytë angleze si në Europë ashtu edhe në 113 vende në mbarë botën. Pjesë e vendeve me “aftësi shumë të mira” ishin edhe Austria, e cila renditet në vendin e 3-të globalisht me 616 pikë.

Vendet nordike Danimarka, Norvegjia dhe Suedia dominuan pas saj, të ndjekura nga Belgjika, Portugalia, Gjermania, Kroacia dhe Greqia.

Vendet europiane me një ‘aftësi të lartë’ në anglisht përfshinin Poloninë (e 13-ta globalisht), Finlandën, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Sllovakinë, Lituaninë, Luksemburgun, Estoninë, Serbinë, Republikën Çeke dhe Zvicrën (vendi i 30-të).

Franca mbetet prapa në aftësitë e gjuhës angleze

Franca ka zbritur shkallën që nga viti 2021, kur u ul në kategorinë e ‘aftësive të larta’ në vendin e 31-të globalisht. Në vitin 2022, ajo zbriti në ‘aftësi të moderuar’ me 541 pikë, e vendosur në vendin e 34-të. Këtë vit, ajo ka rënë në vendin e 43-të globalisht dhe të 34-tin në Europë, me 531 pikë, më e ulëta nga të gjitha vendet e Europës Veriore të përfshira në studim.

Me 535 pikë, Italia dhe Spanja ranë gjithashtu në kategorinë e ‘aftësive të moderuara’, duke u renditur së bashku në vendin e 35-të globalisht, ose të 32-të dhe të 33-të në Europë, ngjashëm me pozicionet e tyre në vitin 2022.

Këto shtete ishin edhe nën Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë, të dyja të renditura në vendin e 32-të dhe 33-të globalisht.

Vende të tjera europiane në kategorinë e ‘aftësive të moderuara’ përfshijnë Moldavinë (vendin e 35-të), Rusinë, Ukrainën dhe Armenia (në vendin e 48-të).

Vendet ku mund të keni me të vërtetë vështirësi për t’u kuptuar përfshijnë Turqinë (66-ta) dhe Azerbajxhani (83-ta), që të dyja bien në kategorinë me ‘aftësive të dobëta’.

Pavarësisht se Spanja, Italia dhe Franca renditen më poshtë se shumë vende europiane, aftësia në gjuhën angleze është me e lartë në kryeqytetet e tyre.

Pas

Mbi 15,900 të vdekur në Gaza, 260 të vrarë në Bregun Perëndimor

Para

Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën jugore

Para
Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën jugore

Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën jugore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.