Një garë kulinarie në ‘Kuzhinën e ferrit” ka degjeneruar në denigrim të një vajze të re pas një kritike të Renato Mekollit, kritikë e cila kapërceu dhe kornizat e një emisioni si ky, ku polemikat me tone të larta dhe etiketime janë mëse normale.
Disa fara portokalli në një pjatë të gatuar prej Elkiadës, një prej konkurrentëve të ‘Hell’s Kitchen” çuan në shpërthim gati histerik të Mekollit i cili më pas kaloi në fyerje personale.
“Farat e portokalli dhe limonit ca duan këtu, ju i lini kastile që të acarohem unë se se kuptoj. Ku janë detajet tuaja mo. Ku janë detajet o qorree, këtë salcën e pashë që në kuzhinë dhe thashë se do ta hiqje. Po as me syze nuk shikon. Imagjino mos të kishe syze”, iu drejtua shefi i Kuzhinës së Ferrit, të resë e cila më pas shpërtheu në të qara me dënesë në dhomën e ndenjës.
“Unë kam pasur një gjysh të verbër dhe gjëja e parë që kam bërë kur kam lindur fëmijët është kontrolli i syve. Është e vetmja gjë që më prekin gjithmonë, sytë. Këtu është një ferr…”, u shpreh ajo ndërsa nuk mbante lotët.
Vetëm disa minuta më pas, një tjetër konkurrente është përlotur pas kritikave me nota fyese të Mekollit i cili përpos këtyre nuk ka ngurruar as tua bëjë të qartë:
‘Se nuk me rr*het fare për lotët tuaj’.
Por ndërsa formate të tillë janë importuar nga vende të tjera dhe ku përplasjet shef-konkurrent janë pjesë e kornizës, në Shqipëri ‘protagonisti’ kryesor i tij Renato Mekolli ende nuk ka gjetur ekuilibrat për të mbajtur bashkë show-n, kritikën dhe etikën e një programi ku të rinjtë garojnë, përplasen, mësojnë por dalin prej tij të pa denigruar apo etiketuar për shkak të problemeve fizike.
Momenti pas minutes 08:40
Discussion about this post