Sikundër bashkëshortja e tij, apo kryeministri Rama, edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka qenë larg Tiranës që priti sot qindra shqiptarë nga rrethet, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës, kryesuar nga Partia Demokratike.
Ai ndodhej sot në Skrapar, vendlindjen e tij, për të inauguruar fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet. Në këtë aktivitet, ai shoqërohej nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Silva Caka, Gledion Rehovica, Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë së Skraparti Nesim Spahiu etj.
“Skrapari ka bukuri pafund dhe unë besoj që ato do të kthehen në një shans dhe në një mundësi për të gjithë banorët e kësaj zone për të jetuar më mirë dhe për të siguruar një të ardhme shumë më të mirë”,- u shpreh fillimisht Meta.
Lidhur me rrugën, ai e cilësoi atë si një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë zonës dhe do të bëjë të mundur lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që do të lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit.
“Ne sot inaugurojmë edhe fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet, që është një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe për zhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojë fluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që do të lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”,- tha Meta.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1791″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]