Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane, ka bërë me dije se qendra e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte në qytetin e Durrësit.
Ai theksoi se nuk do të bëhen publike të dhëna personale për individët ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë. Dumani shpjegoi se SPAK asnjëherë nuk jep gjeneralitete të plota e nuk ka pse të bëjë përjashtime në këtë rast.
Altin Dumani: Qendra e grupit ishte Durrësi. Nuk japim gjeneraliteti të personave që arrestohen. Ne nuk përmendim gjeneralitete dhe në këtë rast nuk bëjmë përjashtim. Nuk japim gjeneralitete për persona, masa për të cilët është ekzekutuar ose jo.