09:10 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ku janë mbetjet e Khashoggit”, shpërthen Erdogan: Vrasësit e gazetarit shijojnë mosndëshkimin në mbretëri

21:01 | 30/09/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E bujshme/ Nuk ndalet reprezalja e Erdoganit, arreston 176 ushtarakë me grada të larta

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të hedhur dritë mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Duke shkruar një artikull në Washington Post, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë presion për vendndodhjen e mbetjeve të Khashoggit dhe identitetin e atyre që janë përgjegjës. Ai theksoi se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje në lidhje me procedurat gjyqësore në Arabinë Saudite.

“Mungesa e plotë e transparencës përreth gjykimit, mungesa e qasjes së publikut në seanca dëgjimore dhe pretendimi se disa nga vrasësit e Khashoggit gëzojnë de facto lirinë nuk arrijnë të përmbushin pritjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe prish imazhin e Arabisë Saudite, diçka që Turqia, si miku dhe aleati i saj, nuk e dëshiron“, tha Erdoğan.

“Me siguri incidenti më me ndikim dhe më i diskutueshëm i shekullit 21, duke veçuar sulmet terroriste të shtatorit 2001. Asnjë ngjarje tjetër që nga 11 shtatori nuk ka paraqitur një kërcënim të tillë kaq serioz për rendin ndërkombëtar ose nuk ka kundërshtuar konventat që bota ka pranuar”, tha Erdoğan.

Erdoğan kritikoi faktin që fajtorët e dyshuar udhëtuan në Turqi me pasaporta diplomatike, shndërruan një “ndërtesë diplomatike në një skenë krimi” dhe u ndihmuan në përpjekje për mbulim nga diplomatë të lartë të Arabisë Saudite në Stamboll, duke theksuar se këta “vendosën një precedent shumë të rrezikshëm”.

“Ndoshta më i rrezikshëm është mosndëshkimi që disa nga vrasësit duket se po e shijojnë në mbretëri”, shtoi Erdoğan.

Në artikull, presidenti Erdoğan tha se administrata e tij “bëri një dallim të qartë dhe të pagabueshëm midis banditëve që vranë Khashoggin dhe Mbretin Salmanin dhe subjektet e besnike”.

Duke e përshkruar “vrasjen” e Khashoggit jo vetëm si një tragjedi, por edhe si një “abuzim të ashpër të imunitetit diplomatik”, Erdoğan tha se “duke ecur para, Turqia zotohet të vazhdojë përpjekjet e saj për të hedhur dritë mbi vrasjen e Khashoggit”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat pyetje që unë parashtrova për një publikim të botuar për këtë gazetë vitin e kaluar. ‘Ku janë mbetjet e Khashoggit? Kush firmosi urdhrin e vdekjes së gazetarit saudit? Kush dërgoi 15 vrasësit, përfshirë një ekspert të mjekësisë ligjore, në bordin e dy aeroplanëve në Stamboll?’. Është në interesin tonë më të mirë dhe në interesin më të mirë të njerëzimit, të sigurojmë që një krim i tillë të mos përsëritet askund. Luftimi i mosndëshkimit është mënyra më e lehtë për të arritur atë qëllim. Ne ia kemi borxh familjes Jamal-i”, tha Erdoğan.

Khashoggi u vra më 2 tetor të vitit 2018 në Konsullatën Saudite në Stamboll. Arabia Saudite fillimisht mohoi çdo njohuri mbi vendndodhjen e tij pasi ai u zhduk, por më vonë u përpoq të fajësonte për vdekjen e tij një ekip të operativëve mashtrues.

Sipas raporteve të OKB-së dhe organizatave tjera të pavarura, ai u vra dhe copëtua. Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman, pranoi përgjegjësinë për vrasjen e Khashoggit, por mohoi urdhërimin e vrasjes.

Vrasja ka ngjallur zemërim ndërkombëtar me OKB-në duke bërë thirrje për një hetim mbi rolin e Bin Salman në kryerjen e operacionit. Mbetjet e Khashoggit ende nuk janë gjetur.

Etiketa: Jamal KhashoggiRecep Tayyip Erdogan
Pas

Do të martohej me “bosin e Francës”, këngëtarja shqiptare ndahet nga partneri para dasmës

Para

“Jam super pjeshkë”, Elton Ilirjani ka një mesazh për cilindo që e ka kritikuar

Para
Puth një malazez dhe i lë shenjën e buzëve, si rrallë herë Elton Ilirjani publikon foto me një djalë

“Jam super pjeshkë”, Elton Ilirjani ka një mesazh për cilindo që e ka kritikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.