Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook nuk ka lënë pa ngacmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha pas vendimit të Prokurorisë që audio përgjimi i “Babaljes” ishte një montim. Balla nuk kursen ironinë, teksa i kërkon që të kthehet në Shqiëpëri se ka punë në gjykata dhe prokurori.
“Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëve. Sepse ti interesohesh vetëm për ekonominë e kunatit. Ti interesohesh vetëm për disa mjeranë të paguar për t’u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. Kthehu Lulzim në Shqipëri sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme”, shprehet Balla.
Postimi i plotë
Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë.
Përpara se të flasësh për PPP-të, fol për partneritetin tënd me babalet. Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse.
Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëve. Sepse ti interesohesh vetëm për ekonominë e kunatit. Ti interesohesh vetëm për disa mjeranë të paguar për t’u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. Kthehu Lulzim në Shqipëri sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme.
(J.D/Faxweb.al)