19:47 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ku ndaloi Meta pas mbylljes së Komisionit, ja kush e ftoi në zyrë

12:43 | 09/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta në Komisionin Hetimor, Manja tregon arsyet se pse do të shkarkohet: Mbledhja do të inçizohet

Presidenti i vendit Ilir Meta, pas mbylljes së Komisionit hetimor ka bërë një ndalesë në në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ka qenë një ftesë e kryeparlamentarit drejtuar Presidentit.

Meta, i ftuar nga Ruci ka shkuar në zyrën e tij, së bashku me tre këshilltarët, që e shoqëruan sot gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.

Në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta foli një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e  mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Meta u shpreh se përmes burimeve, ai ishte njohur mbi një skenar për destabilizimin e vendit në protestën e opozitës të datës 8 Qershor, ku nuk mungonte as hipoteza për djegien e Kuvendit.

“Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”, tha Meta.

“Ky ishte informacion i besueshëm, po të kishe parasysh pasojat nga këto protesta e konfrontime, i keni parasysh deklarartat e ministrisë së brendshme për shumë policë të plagosur, duke e kombinuar këtë informacion mora ate vendim.

Një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit të vendit tonë që me aq ngjarje që ishin bërë deri në atë moment ishte shkatërruar. Historia e vendit tonë për fat të keq nga 2 prilli e deri në 21 janar është plot me ngjarje të tilla të hidhura ku përmes protestave e gjatë protestave kemi pasur viktima dhe isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithcka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë e të krijoja mundësi për një dritare e reflektim midis palëve sikurse e thotë edhe qartë raporti i OSBE-ODIHR pra gjithcka ishte antagonizëm i përbashkët i dy palëve që dëmtonte dhe cënonte integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Antagonizëm do të thotë armiqësi, kështu që në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh mbrapa per vendin. Të dyja palët kishin dhënë shembull të shkëlqyer për të ecur përpara në rrugën e konfliktit pa marre pergjegjesite e asaj qe mund te ndodhte. Jam i detyruar të shoh interesin kombëtar të vendit si president”, deklaroi Meta.

Ulsi Manja: Gjatë fjalës suaj ju referuat disa herë situatës së rëndë të sigurisë kushtetuese dhe rendit publik, si arsye kryesore, që ju cuan në shfuqizim dhe datës 8 qershor të protestës së opozitës. Do digjej Kuvendi? Por kushtetuta ka zgjidhje. Iu referohet masave të jashtëzakonshme. Nëse ju i konsideronit informacione të besueshme për destabilizim, deri në përplasje civile, a tentuar që me këtë argument ti ulnit palët para se të firmosnit?

Ilir Meta: Ky informacion, është vlerësuar kritik se përputhej me shumë paralajmërime publike dhe jo për atë se cfarë mund të ndodhte në protestën e 8 qershorit, në vecanti te kuvendi dhe ekipi i këshillit të sigurisë kombëtare që ka edhe informacione gjykoi se situata ishte emergjente.

Nëse do të isha më i përgatitur do ta nxirrja në atë ditë dekretin, vendosëm për të bërë publik si njoftim në nisje të protestës këtë vendim me shpresë për të qetësuar dhe parandaluar cdo përshkallëzim të situatës dhe shmangur drejtimin e protestuesve drejt Kuvendit.

Ky ka qenë edhe paralajmërimi im për Bashën kur e kam marrë në telefon sa nisi protesta dhe kur u nisën protestues drejt Kuvendit, dhe kam bërë thirrje publike që protestuesit të shpërndahen, mesazhi ishte i qartë për Bashën dhe të terët se nëse do të ndodheshin aty përgjegjësia do të ishte ekskluzive e tyre se ishin paralajmëruar që më parë.

(M.Q/E.K/ Faxweb.al)

Etiketa: gramoz ruciilir meta
Pas

Digjen qëllimisht tre makina në Tiranë, ja kush ishte objektivi (Emri)

Para

Pse Ilir Meta nuk duhet të kishte shkelur në komisionin hetimor. Si i dha ceremonialitet institucional një pushteti që i kanë rënë brekët

Para
U goditën nga Audi i blinduar por policët hezituan ta ndiqnin, Analisti: Duhen shfajësuar, gjurmët e krimit janë tjetërkund

Pse Ilir Meta nuk duhet të kishte shkelur në komisionin hetimor. Si i dha ceremonialitet institucional një pushteti që i kanë rënë brekët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

‘Tim, ti je miku im, të kam trajtuar shumë mirë’, Trump i vendos kufij Apple: Ju toleruam Kinën, por jo Indinë

Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

Tensionet në Kashar, kush janë personat me të kaluar penale që futën në kaos KZAZ 30

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.