Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend, e sidomos me tre fletë-arrestet për tre ish-drejtorët e Policisë në Vlorë.
Ajo thotë se të tre ata ndodhen shumë farë me Shqipërinë, ndoshta në vendet kufitare si Greqia dhe Italia.
“Unë vetë herë pas here ndihem në faj, pasi kur e vendos veten jashtë politikës, ndjen dhe neverinë që qytetarët kanë për politkën. Sa më e fortë që të jetë opozita, aq më i fortë është edhe kontrolli në drejtim të qeverisë.
Unë shpresoj dhe besoj te mënyra e fuksionimit sesi ne kemi filluar që të rakordohemi. Opozita ka fjalën dhe aksionin politik, rasti i zotit Tahiri do të tregonte dhe vullnetin nga ana e mazhorancës, nëse do të kishte vullnetin për të çuar para drejtësisë krimin e organizuar.
Ne po dëgjojmë për tre katër veta që janë arratisur, po sa të tjerë ka. Ata e kanë ditur që kanë qenë pjesë e hetimeve dhe janë larguar. Problemi qëndon këtu, sa ka bashkëpunuar Policia me Prokurorinë që këta njerëz të mos dilnin jashtë vendit. Personat janë njoftuar dhe kjo dihet, ne kemi ndërmend rastin e ‘’Xibrakës”.
Të gjithë i dimë se ku janë, unë kam përshtypjen se këtej vërdallë do jenë, në rrethinat e Shqipërisë, mjafton që Policia të kërkojë kapjen e tyre. Në mos në Greqi, në Itali apo kudoqoftë s’ka vullnet për t’i kapur. Unë besoj te zoti Xhafaj, besoj te vullneti i tij i mirë, poo besoj dhe te fakti që Rama nuk e do Vetingun në Polici. Dhe sa të jetë Haki Çako në krye nuk do të ketë hetime”, u shpreh Kryemadhi në ‘’Studio e Hapur”.
(E.K/FAXWEB)