Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me një operacion që konsistoi në transportimin e një sasie prej1.3 ton kokaine.
Blutë konfirmojnë se kanë marrë pjesë një një operacion në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti nga i cili u mundësua kalimi i dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti
“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.
Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.
Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë ditës së sotme, ishte ish-kryeministri, Sali Berisha që publikoi një status në rrjetet sociale në të cilin shkruante se një pjesë e kokainës është zhdukur, duke ngritur aludimet se ky kamion, kishte “pushuar”, shkruan me ironi ish kryeministri, në Xibrakë.
Berisha ngre pyetjen: “U shkarkuan në afërsi të Xibrakës ku thuhet se prej dy vitesh funksionon një fabrike e madhe mielli i Partise?!?” (Lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)