Dita e sotme në Kuvend më shumë sesa vendimmarrëse ka prodhuar një teatër të vërtetë.
Me opozitën që bllokoi foltoren, Ramën që bënte rolin e kameramanit, apo dhe grricjet fizike mes deputetëve.
Po sigurisht ‘personazhi i ditës’ mund të quhet pa frikë deputetit demokrat Ervin Salianji. Ai kishte marrë me vete një peshk për t’ia çuar Edi Ramës dhe veç kësaj i ngriti dhe gishtin e mesit kryeminsitrit.
Po ku përfundoi peshku?!
Ai përfundoi në duart e fotografit të Kuvendit, Agim Rama, i cili në mbyllje te seancës e teksa gjithë deputetet ishin larguar, ka pozuar me peshkun në duar.
“Peshku i opozitës planifiku për Ramën, ju dhuru ramës më të madhit me moshë nga deputeti i PD, z.Ervin Salianji. Faleminderit opozitë”- shkruan ai.
(E.K/FAXWEB)