Në studion e Faxnews, Dr. Saemira Pino, sociologe u ndal te situata në vend, pas ngjarjeve kriminale, të përfshirë edhe shumë të rinj.
Ajo tha se shoqëria shqiptare ka probleme nga e kaluara. Për gazetaren Rovena Neziri Pino fajësoi edhe politikën, ku shpesh herë merret si model.
“Është e dënueshme dhe e pafalshme që të ndidhin të tilla gjëra, dhe lind pyetja përse? Shoqëria ka nevojë për ripërtëritje institucionale, me institucionet që meren me këtë.
Mua më bëri përshtypje që Ermonela Jaho, që përpiqët të promovojë vlerat ka ardhur në Shqipëri për të mësuar të rinjtë të performojnë. Shumë pak veta kishin vajtur, një zhgënim i madh. Dhe ti thua? Ku po shkon shoqëria shqiptare?
Sot është fatkeqësi që vritet një i ri dhe dy të tjerë do të shkojnë të dënohen? Po a meritojnë vertete ata. Shoqëria jonë ka probleme si nga e kaluara, disa faktorë nuk e kanë zbutur ende atë, varferia , patriarkaliteti, djem me thikë, me armë, këto janë premisa për krime. Duket që kudo ka nevojë që të ndryshojnë strukturat. Ku po shkon shoqëria, rinia? Një nga faktorët kryesore është do thoja edhe elita, politika. Nga politika vijnë modelet. Ne jemi ende një vend i vogël. Ne na ka humbur besimi të elitat, tjetër thonë, tjetër bëjnë”– tha ajo nder te tjera.