00:27 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ku problemet e UT-së dhe të arsimit universitar, aq serioze, ku raporti i një grupi akreditimi që erdhi e iku si era me shi?”, Fuga rrëfen detaje dhe ngre 7 pyetje

10:17 | 02/10/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ku problemet e UT-së dhe të arsimit universitar, aq serioze, ku raporti i një grupi akreditimi që erdhi e iku si era me shi?”, Fuga rrëfen detaje dhe ngre 7 pyetje

Akademiku Artan Fuga, profesor dhe ish-shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë-UT, analizon renditjen e keqe që kompania britanike i bëri këtij universiteti.

”Çfarë ka ndodhur që raporti i akreditimit të Universitetit të Tiranës e rendit atë më keq se të gjithë të tjerët?”, pyet me të drejtë Fuga, renditje që ngriti shumë pikëpyetje, duke e vendosur këtë universitet pas atyre në rrethe, si Gjirokastra apo Shkodra.

”Universiteti I Tiranës: Në litar!

Çfarë ka ndodhur që raporti i akreditimit të Universitetit të Tiranës e rendit atë më keq se të gjithë të tjerët?

Kur kam mbrojtur qendrimin që ligja për arsim të lartë, kjo mbulesë arkaike e një arsimi të lartë në koma, do t’a zhysi edhe më keq se çfarë është kulturën universitare të rinisë dhe kombit, a nuk po na e jep provën vetë establishmenti që e gatoi këtë ligj duke bërë një vlerësim që e dëshmon atë?

Pas një kuadri ligjor që i merr frymën dhe prodhon kaos në universitetet publike, a nuk po na vjen edhe një raport që i sugjeron Universitetit të Tiranës të merret me anë të dorës së dytë, duke i humbur kohë dhe energji, duke mos e ndihmuar të rinovohet dhe modernizohet? Mos po e fusin edhe arsimin universitar publik në rrugën e venitjes si me radiotelevizionin publik? ”, shkruan sot Fuga.

Akademiku hedh dyshimet e tij lidhur me vlerësimin e kompanisë duke bërë 7 pyetje.

”Ku problemet e universitetit të Tiranës dhe të arsimit universitar, aq serioze, ku raporti i një grupi akreditimi që erdhi e iku si era me shi?

Cikël reagimesh për publikun e gjerë, për vendimmarrësit, në vëmendjen e respektueshme të kolegëve dhe studentëve të mi!

  1. Përse vlerësimi barazimtar, pa mbajtur parasysh tipologjitë e ndryshme të institucioneve universitare, nuk sjell kontribut pozitiv dhe është i gabuar?
  2. Kush i pengon universitetet publike të realizojnë standarde shumë të larta? Matësi e ka krijuar vetë realitetin që mat!
  3. Si të kemi një sistem matjeje të performancës universitare që të jetë i pavarur, i saktë, i drejtë, i rreptë? Përvoja ime me një pjesë të ekspertëve! Stereotipe dhe paragjykime!
  4. Si nuk mund të shkëputet ekspertiza e shkallës së realizimit të standardeve institucionale nga rezultatet konkrete të arsimit të lartë!
  5. Ngatërrimi i universiteteve publike duke i gjykuar me remineshenca gjykimesh mbi ish-universitetet shtetërore. Udha pa krye e disa sugjerimeve!
  6. Sfidat e vërteta të arsimit universitar shqiptar dhe një ekspertizë e ekspertëve! Reformë e shpejtë, rrënjësore, cilësore!
  7. Cilët janë disa që u nxituan të shpallin dhe po shpallin zhdukjen e arsimit të lartë publik. Përse bëhet kjo dhe përse nuk ka strategji të qartë zhvillimi për arsimin universitar shqiptar?” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: akreditimiartan fugaUniversiteti i Tiranes
Pas

Shokon ish-shërbëtori i themeluesit të Playboyt: Si i kalonte netët duke bërë orgji me miqtë e tij, veçanërisht me John Belushin

Para

Amaneti i Robert Elsie ishte të prehej në Shqipëri, Flutura Açka apel Kumbaros dhe Ramës

Para
Amaneti i Robert Elsie ishte të prehej në Shqipëri, Flutura Açka apel Kumbaros dhe Ramës

Amaneti i Robert Elsie ishte të prehej në Shqipëri, Flutura Açka apel Kumbaros dhe Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.