16:26 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Ku puthen dy protestat: E Zharrëzës dhe e opozitës”

19:12 | 26/02/2017
në Te Fundit
0
“Ku puthen dy protestat: E Zharrëzës dhe e opozitës”
Nga Alfred Lela
“Ngujimi’ i grevistëve të Zharrëzës hyn në ditën e dytë, ndërkohë që opozita hap nesër ditën e nëntë të protestës. Banorët e ‘fshatit të naftës’ janë pozicionuar poshtë shkallëve të Ministrisë së Energjetikës, edhe pas garancive verbale për kompensim të zv/kryeministrit Niko Peleshi. Pas largimit të tij dje, ia ka behur policia duke mos i lejuar grevistët që të ngrenë një çadër para Ministrisë.
Duke i lënë dy herë të pastrehë, dhe duke dëshmuar një formë të paburrërisë shtetërore dhe pandjeshmërisë njerëzore.
Por, bash te ky moment, te moslargimi nga Tirana pas marrjes së ‘garancive’, lind edhe lidhja mes dy grupeve protestuese: opozitës dhe zharrëzjotëve. Të dy palët janë duke kërkuar një të drejtë, dhe janë duke ngulmuar drejt saj nëpërmjet formash demokratike për, shkak të mungesës së besueshmërisë te qeveria.
A nuk po thonë pikërisht këtë banorët e Zharrëzës? Pra, nuk kemi besim te përfaqësuesi i qeverisë, zv/Kryeministri, Niko Peleshi. A nuk po ngulmon te i njëjti argument edhe opozita? Nuk kemi besim se qeveria do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme?
Duke qenë se i bashkon mungesa e besimit ndaj qeverisë, nuk ka rëndësi a i bën bashkë edhe e njëjta strehë. Edhe pa e ditur apo kuptuar, kjo mungesë besimi i çon zharrëzjotët te çadra e opozitës përballë Kryeministrisë.
Opozita, që i ka edhe numrat edhe mjetet, mund t’i ndihmojë ‘aleatët në mosbesim’ që ata të mos e kalojnë natën jashtë në shi e të ftohtë. Pa patur nevojën e një pakti të folur e të shkruar, të shkojë e të ngrejë një çadër për ta dhe të largohet. Atë që e pengon qeveria, mund ta bëjë opozita.
Basha duhet t’u dalë zot fjalëve të veta: dikush po u bie me grusht atyre shqiptarëve!
Politico.al
Etiketa: alfred lelaprotesta e opozitesZharreza
Pas

“Ministrat janë kthyer në qen-roje të bizneseve të paligjshme, pse Bankers qenka kaq i fortë”

Para

“Kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (LISTA)”

Para
“Kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (LISTA)”

"Kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (LISTA)"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.