Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e studentëve para zyrës së saj.
Ajo tha se ka tentuar të bashkëbisedojë me studentët në çdolloj auditori, por sipas saj, studentët nuk e kanë parë të arsyeshme diçka të tillë. Ajo tregoi se është ndjerë eë shqetësuar kur i ka poshtë zyrës së tyre.
“Ka qenë shqetësim në aspektin personal, pasi patjetër është një moment kur sheh djem e vajza poshtë dritares, kur duhet të ishin në mësim.
E them se arritëm në një moment që studentët të reflektojnë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Ditën e parë ishin me 3 kërkesa pastaj u bënë 4, por s’do të thotë gjë pasi mund të ishin edhe 10 të tilla e nga unë do të merreshin seriozisht.
Unë kërkova që të diskutoja me studentët, u thashë jam në dispozicionin tuaj 24 orë, në çdo auditor të universiteteve apo kudo, por kjo nuk u pa e arsyeshme nga studentët. Ja shikoni, ku të dilja unë aty në shesh mes atyre protestuesve”.
Më tej ministrja tregoi se përse u heq neni 4, nga VKM.
“Studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe studentët meritojnë të dëgjohen. VKM është marrë pas kërkesës së Universiteteve, pasi studentët përsërisnin 10 herë një provim. Kjo VKM parashikon rritjen e cilësisë, që studentët të jenë më seriozë që të përballojnë në kohën e duhur provimet. Tarifa është vënë për të nxitur cilësinë. Qëllimet kanë qenë të gjitha të mira, por meqë rezultoi se studentët nuk dinin asgjë për këtë VKM, u vendos që neni 4 të hiqet”, – tha ministrja Nikolla.
(B.B/ Faxweb.al)