Një shtetas është gjetur i pa jetë në kanal ditën e sotme në fashtin Kozarë të Kuçovës.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku konstatuan se shtetasi Ll.B, 62 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ndodhej i pa jetë në një kanal kullues.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore.
Për këtë shtetas në datë 09.12.2017 është bërë denoncim në polici nga familjarët e tij për largim nga banesa. Nga deklarimet e familjarve rezulton se shtetasi Ll.B vuante nga probleme mendore.
Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.12.2017, ora 11:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Kozare, Kuçovë është gjetur i pa jetë në kanal një shtetas. Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku konstatuan se shtetasi Ll.B, 62 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ndodhej i pa jetë në një kanal kullues. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Për këtë shtetas në datë 09.12.2017 është bërë denoncim në polici nga familjarët e tij për largim nga banesa. Nga deklarimet e familjarve rezulton se shtetasi Ll.B vuante nga probleme mendore. Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.(M.Q/Faxweb)