Dy shtetas janë arrestuar në Kuçovë pas rrëmbimit që i kanë bërë një 18-vjeçari, pasi ky i fundit sipas tyre ngacmonte vajzën e njërit prej të ndaluarve.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 2 shtetasit, Krenar Hysenbelli, 38 vjeç dhe Çerçis Turhani, 23 vjeç.
Ndërkohë që në kërkim janë shpallur 2 shtetasit, A.H, 35 vjeç. Dhe A.P.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
“Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.”-thuhet në njoftimin e Policisë.
(F.G/Faxweb.al)