01:54 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kufijtë e Europës hapen sërish nga 15 Qershori, çfarë ndodh me vendet jashtë BE-së dhe ato të Ballkanit

09:46 | 14/06/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kufijtë e Europës hapen sërish nga 15 Qershori, çfarë ndodh me vendet jashtë BE-së dhe ato të Ballkanit

Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkaniz? Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja. Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht. Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.

Polonia-Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

Gjermania- Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca- Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.

Çekia- Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.

Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale./DW

Pas

LAJM I FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, árrestohet 31-vjeçari në Fier, ja për çfarë akuzohej

Para

“Ai po dridhet përsëri”, shëndeti i Trump vendoset në pikëpyetje, nuk pi dot ujë në gotë (Video)

Para
“Ai po dridhet përsëri”, shëndeti i Trump vendoset në pikëpyetje, nuk pi dot ujë në gotë (Video)

"Ai po dridhet përsëri", shëndeti i Trump vendoset në pikëpyetje, nuk pi dot ujë në gotë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.