Komisioni Europian ka vendosur që të hapë kufijtë e brendshëm në fund të muajit Qershor dhe do të fillojë të heqë kufizimet dhe për shtetet e tjera në muajin Korrik. Këtë e konfirmoi Komisionerja për Punët e Brendshme të Unionit, Ylva Johansson ditën e sotme.
Pas një video konference me Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian, doli në një deklaratë për mediat dhe tha se do të hiqen kufijtë nga 15 qershori, por disa masa do të vazhdojnë deri në fund të muajit.
“Kjo do të thotë se kufijtë e brendshëm do të hapen deri në fund të Qershorit, besoj. Ne duhet të konsiderojmë hapjen graduale të masave për udhëtimet jo të domosdoshme në Bashkimin Europian në fillim të Korrikut”, sqaroi Komisionerja. (A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post