04:59 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kufijtë e Kosovës/ Reagon ashpër Topalli: Rama lau duart si Pilati, kryetarit të opozitës mos ia vini re se nuk ekziston

14:27 | 27/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kufijtë e Kosovës/ Reagon ashpër Topalli: Rama lau duart si Pilati, kryetarit të opozitës mos ia vini re se nuk ekziston

Ish-kryetarja e Kuvendit Joszefina Topalli përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me diskutimin që po zhvillohet për kufijtë e Kosovës.

Topalli shkruan në rrjetet sociale se Rama lau duart si Pilati për çështjen e kufijve të Kosovës, ndërsa në lidhje me kreun e opozitës Lulzim Basha, Topalli shprehet se ai “nuk ekziston”.

Ish-kryetarja e Kuvendit deklaron se kufijtë e Kosovës nuk është çështje që u përket dy personave prandaj asnjëri “s’ka të drejtë dhe mandat të nxjerrë në Pazar tokat shqiptare”.

Postimi i plotë:

Per ceshtjen e kufijve-Kryeministri lau duart si Pilati , Kryetari i opozites nuk ekziston .

Prej disa javesh Presidenti Thaci dhe Vucic flasin per ndryshime kufijsh.
Kunder kesaj ka dalur hapur Gjetmania e Britania duke terhequr vemendjen per rrezikun e madh qe mund te shkaktoje prekja e kufijve.
Brukseli perserit vazhdimisht qe “ne duam garanci qe te mos cenohet stabiliteti i Rajonit”.Nderkohe me eren e Trumpit ,US ka nje qendrim me pragmatist, por duke bere kujdes e duke kerkuar qe gjeja te mos pershkallezohet ne lufte ne rajon.
Nderkohe me ndonje perjashtim te rradhe politikanet shqiptare kane folur me vonese ose vazhdojne te heshtin thua se behet fjale per kufijte e Afrikes dhe jo te kombit tone; thua se nuk kemi humbur boll nga territoret tona; dhe thua se kufijte u ndryshokan me lehtesine me te cilen njeriu ndrron trotuar; thua se korigjimi do i sillte Kosoves toke serbe, kur ne fakt flitet me ba pazar vetem me toke shqiptare. Serbia ne çdo rast luan vetem me qarin.
As sot ne takimin informal te kryeministrave( te munguar) te rajonit nuk u fol per ate qe po ndodh, me perjashtim te Hajredinajt. Thua se kufijte jane çeshtje e dores se fundit .. ku e ku me pak e rendesishme se roaming ne rajon qe nuk i hyn kujt fort ne pune..
Kosova i ka kufijte e saj tha natyrshem Kryeministri I Kosoves edhe ne konferece shtypi.

Kryeministri shqiptar nuk tha se ishte dakord me Hajredinajn.
Ne pergjigje te pyetjes per ndryshime kufijsh tha e mendonte si Hani, i cili praktikisht beri kujdes te mos te angazhohej ne deklarata.
Sot Rama ngjasonte si Pilati.
Lau duart. Nuk kishte gje me thene.. per kufijte shqiptare…nderkohe qe tha se nuk mund te ishte indiferent ndaj emigranteve qe vijne nga Afrika.
Duke u kthyer tek Thaçi.
Integriteti territorial i nje vendi nuk eshte e nuk mund te jete ne dore te nje njeriu .Ai eshte i percaktuar ne dokumentat themeltar te vendit , ne Kushtetuten e Kosoves, ne dokumentat nderkombetare. Ceshtja e kufijve nuk eshte ceshtje as e dy personave dhe as e dy vendeve. Prandaj asnjeri as ka te drejte as ka mandatat me hedh ne pazar tokat shqiptare.

Sa per heshtjen epike te kryetarit te opozites ne Shqiperi per çeshtjen e kufijve,mos ia vini re…ai nuk ekziston.

 

 

Etiketa: BashaJozefina Topallirama
Pas

‘’Mbaj çik dietë o gocë, lëviz çik”, aktores ia sjellin në ‘majë të hundës’ ata që i përmendin peshën

Para

Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën

Para
Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën

Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.