Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar deklaratën e kancelares Angela Merkel në lidhje më kufijtë e Kosovës dhe Serbisë, e cila shprehej se kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk do të preken.
Thaçi ka përshëndetur deklaratën e kancelares dhe ka bërë thirrje që 5 shtetet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Serbinë, të binden që të njihet pavarësia e Kosovës.
“Përshëndes deklaratën e Kancelares Merkel për paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor. E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është që shumica e anëtarëve të BE-së të bindin 5 nga shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur si dhe Serbinë, që të njohin Kosovën brenda këtyre kufijve. Sa më parë që ndodhë kjo, aq më mirë për rajonin”, shkruan Thaçi në Twitter.
(M.Q/Faxweb.al)