Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat është shprehur qartë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë. Sipas tij ata që kundërshtojnë marrëveshjen e mundshme me Serbinë nuk ia duan të mirën Kosovës por duan izolimin e saj.
Madje Thaçi i konsideroi “inatçi dhe injorantë”. Presidenti i Kosovës deklaroi se Kosova ka një mundësi të madhe për që i është dhënë nga SHBA-të dhe BE që përmes një marrëveshje që mund të arrihet me Serbinë të arrijë të hyjë në OKB, BE dhe NATO.
“Të tregohemi të mençur se na është dhënë një mundësi nga SHBA dhe BE, ata që kundërshtojnë janë zëra të vetmuar, inatçi dhe injorantë”.
Megjithatë Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja është e vështirë të arrihet.
“Jemi në pozicione diametralisht të kundërta, është pothuajse e pamundur, por duhet të përpiqemi”, tha Thaçi.
Thaçi gjithashtu deklaroi se e kanë gabim edhe disa të tjerë që hedhin akuza mbi SHBA-të se ka ndryshuar qëndrim.
“Ata që deklarohen se SHAB po i bahet argat Rusisë në Ballkan e kanë gabim”, tha Thaçi.
Presidenti i Kosovës theksoi se për marrëveshjen do të vendosë populli i Kosovës përmes referendumit.
Duke cekur deklaratat e ndryshme për humbjen e pasurive të Kosovës të Trepçës dhe Ujmanit, Thaçi tha se këto janë përralla.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post