14:50 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do diskutohet që ç’ke me të!”, Rama del hapur, sulmon ashpër Albin Kurtin: Është bërë bajat!

09:04 | 15/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Para diplomatëve, Rama i drejtohet Metës: Presidenti vazhdoi me avazin e vjetër

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë qartë mbi qëndrimin e tij për diskutimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, duke sulmuar ashpër ato që janë kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

“Këta që shfaqen sikur i ka dërguar Zoti me dekret hyjnor për të mbrojtur kombin nga ata që mendojnë ndryshe. Rruga më e shkurtër që duan këta mund të na nxjerrë më gjatë. Për mua ka një rrugë më të thjeshtë që duhet marrë në konsideratë.

Çfarë po diskutojmë ne me Greqinë sot? Kufirin. Çfarë diskutoi Kosova me Malin e zi që u bë gjithë ajo që u bë? Kufirin. Si nuk do u diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë. Do bëhet edhe në këtë rast ai procesi i demarkacionit. Për këtë arsye ne si komb duhet të bëhemi burra dhe të mos sillemi si kalamajtë e mëhallës: “Guri ata do na rrahin”. Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për gjeneratën tjetër. Unë nuk fus hundët në punët e Kosovës. – deklaroi Rama në intervistë.

I pyetur nga Sokol Balla në një intervistë në Vizion+, Rama iu përgjigj gjithashtu dhe deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj se ai “po fut hundët më shumë seç duhet në punët e brendshme të Kosovës”.

“Për mua Kosova është pjesë e Shqipërisë. Të tjerat janë çështje të Ramushit”- iu përgjigj Rama homologut të tij.

Më tej Rama sulmoi dhe kryetarin e Vetëvendosjes, duke u shprehur se ai është bë bajat duke treguar përrallën se kush nuk është me të është spiun i Beogradit.

“Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gjuhë që i shkon Sali Berishës.

Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është plan B, por plan A. Unë nuk e imagjinoj bashkimin si nacionalfolkloristët e shekullit të 21” – tha Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: dialogu kosove serbiedi ramakufiri
Pas

Përshkallëzohet protesta te Gustav Mayer: Peticion kundër Veliajt, pyetja e vetme që kemi për Bashkinë!

Para

Ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e të fortit të Tiranës, lirohet Gerd Gjenerali (Si i bëri atentat Zyberit në Milano)

Para
Ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e të fortit të Tiranës, lirohet Gerd Gjenerali (Si i bëri atentat Zyberit në Milano)

Ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e të fortit të Tiranës, lirohet Gerd Gjenerali (Si i bëri atentat Zyberit në Milano)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Bashkitë kanë 33 mln euro borxhe, duhet t’i shlyejnë brenda 12 muajve

I dënuar me burg për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në Morinë 35-vjeçari turk, po tentonte të hynte në Shqipëri

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Milan, Tomori zbulon objektivat e skuadrës: Të rikthejmë ekipin aty ku i takon

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën për të pandehurit: 30 vite burg për Leonard Dukën! Dënimi, në një burg të sigurisë së lartë

“Në PD duhet analizë për 11 majin dhe riorganizim! Nuk e mundim dot kështu Ramën”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Berisha: Edi Rama me anë të Sokol Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.