01:08 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Kujdes gjatë shtatzënisë, ja çfarë mund t’i bëjë duhanpirja bebes tuaj

23:23 | 22/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Kujdes gjatë shtatzënisë, ja çfarë mund t’i bëjë duhanpirja bebes tuaj

Vajzat e reja që do të bëhen nëna, të cilat e ndërprejnë duhanin herët gjatë shtatëzanisë, mund ta reduktojnë në mënyrë të theksuar rrezikun nga lindja e parakohshme dhe nga lindja e foshnjave shumë të vogla, tregon studimi i ri i revistës ‘Obstetrics & Gynecology’.

Rezultatet tona tregojnë se ato nëna të cilat e lënë duhanin brenda tremujorit të parë kanë rrezik nga lindja e parakohshme apo nga SGA (small gestational age – baby) siç quhet në Gjuhën Angleze foshnja me madhësi të vogël dhe të pazhvilluar, në krahasim me ato nëna të cilat e kanë lënë duhanin që para shtatëzanisë, raportojnë Dr . Laura L. Polakoëski dhe kolegët e saj nga Qendra Për Kontroll Dhe Preventive Kundër Sëmundjeve në Atlanta.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë shkakton efekte të shumta të dëmshme siç janë lindja para kohe dhe rritja dhe zhvillimi i kufizuar shkruajnë mes të tjerash Polakoëski dhe koleget e saj në studimet e tyre tejet profesionale. Për femrat më të vjetra, shtojnë ata, rreziqet e pirjes së duhanit mund të jenë edhe më të mëdha.

Statistika e Lindjes e SH.B.A. e Përmirsuar me 2003 përmban dhe informata se a ka konsumuar duhan apo jo nëna gjatë secilit tremujor të shtatëzanisë së saj, kështu që hulumtuesit e shqyrtuan se a kishte efekt ndërprerja e pirjes së duhanit në momentet e caktuara apo jo në lindjet e parregullta dhe jo të shëndosha tek femrat e rrezikuara. Analizat e tyre përfshin 915,441 lista të lindjeve për foshnjat e lindura nga viti 2005 në 11 shtete federale në të cilat ishte në fuqi Statistika e Përmirësuar e Lindjeve në SH.B.A.

Në mesin e nënave të cilat pinin duhan gjatë tërë shtatzënisë së tyre, 10 % lindën para kohe por nuk patën foshnje me madhësi të vogël apo të pazhvilluar, 15 % lindën me kohë por me foshnja të vogla dhe të pazhvilluara, dhe 2 % lindën edhe para kohe edhe foshnja të vogla dhe të pazhvilluara. Gjersa për nënat të cilat e ndërprenë duhanin gjatë tremujorit të parë shifrat ishin 8%, 9%, dhe 1%, respektivisht.

Hulumtuesit i rregulluan statistikat e moshës së nënave, për lindjet e parakohshme të tjera, si dhe të dhëna të tjera me rëndësi, zbuluan se nënat të cilat e ndërprejnë duhanin gjatë tremujorit të parë, zvogelojne rrezikun e lindjes para kohe me foshnje normale për 31 %, lindjes me kohë por foshnjës së vogël për 55%, si dhe lindjes para kohe dhe të foshnjës së vogël për 53%.

Femrat të cilat e ndërprejnë duhanin në tremujorin e dytë poashtu e zvoglojnë rrezikun e lindjeve jonormale dhe parakohe por jo dhe në masë aq të madhe. Zvogëlimi i rrezikut me ndërprerje në tremujorin e parë ishte posaçërisht i theksuar tek femrat më të vjetra, posaçërisht tek ato mbi moshën 40 vjeç, zbuluan hulumtuesit.

“Edhe pse shtatzënia është arsyeja më e shpeshtë pse ndërpritet duhani, ai ende mbetet dukuri e vështirë për tu ndërprerë”, shkruajnë Polakoëski dhe kolegët e saj.

“Stimulimi i shtuar për ta lënë mund të vijë edhe me më shumë fakte shtesë për dobitë e ndërprerjës së duhanit (pra rekomandohet nga mjekët) edhe gjatë kohëzgjatjes së shtatzënisë./Beba ime

Etiketa: bebeduhanshtatzene
Pas

Salianji sulmon Ramën: Mbreti që dhunonte ligjin braktisej nga populli!

Para

“Votoni vilën time, përndryshe më pret burgu!” si e sulmon Berisha-Nikollën

Para
“Votoni vilën time, përndryshe më pret burgu!” si e sulmon Berisha-Nikollën

“Votoni vilën time, përndryshe më pret burgu!” si e sulmon Berisha-Nikollën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.