Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë emisionit “Opinion” bëri fajtore vetëm opozitën për krizën politike ku ndodhet vendi. Sipas saj opozita shkon zyrë më zyrë në Bruksel dhe hedh baltë mbi Shqipërinë, duke e krahasuar me Kolumbinë.
Debat po ashtu pati dhe për lirinë e medias, ku sipas Spiropalit ligji i ri i shpifjes është ai që do ta rregullojë këtë situatë kaotike.
Elisa Spiropali: Do regjistrohen të gjitha ato frëngjitë nga ku qëllohet.
Po teksa zonja Spiropali po fliste për problemet e medias në Shqipëri, sipas saj, përgjigje me një batutë i ktheu analisti Andi Bejtja.
Andi Bejtja: Elisa, e bëre Lencin të duket si i PD-së sot.
Lorenc Vangjeli: O Fevzi, Fevzi…
Më herët Spiropali u përplas dhe me pedagogun Mark Marku, për shkak se ai iu drejtua me fjalët “Ju gocë…”, ndërsa ministrja kërkoi që ti drejtohej me fjalën zonjë.
”Kujdes me mua, unë për ju nuk jam gocë, jam zonja Spiropali”, u shpreh ministrja.