Ndjenja e dhimbjes në sqetullën e djathtë mund të nënkuptojë çdo gjë, nga një muskul i tendosur në një infeksion të lëkurës ose nyjeve limfatike. Dhimbja e sqetullës të djathtë mund të ndërhyjë edhe në aktivitetet e përditshme, sepse zakonisht e përdorim shumë krahun e djathtë.
Shumë njerëz kanë tendencë të shqetësohen për këtë dhimbje. Për shembull, nëse ka një gungë në sqetull, disa mund të pyesin veten nëse ajo ka lidhje me kancerin. Fatmirësisht, shumica e arsyeve për dhimbje në sqetullën e djathtë të grave dhe burrave nuk është asgjë për t’u shqetësuar.
Lëkura në sqetull është shumë delikate, kjo tregon se veshja e shtrënguar apo depilimi, shkaktojnë kruajtje të sqetullave dhe skuqje që mund të sjellin një ndjesi dhimbje. Edhe aktivitetet e përditshme mund të shkaktojnë dhimbje në sqetullën, kraharorin dhe shpatullën tuaj të djathtë.
Sipas hulumtimit të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Kozmetike, depilimi i sqetullave zakonisht shkakton acarim të lëkurës . Përdorimi i teknikave të duhur të depilimit mund të ndihmojë në parandalimin dhimbjes.
Mjekët nga Universiteti Shtetëror i Ohajos raportojnë se një tjetër arsye pse mund të ndjeni dhimbje në sqetull janë dhe sëmundjet e zemrës. Ngushtimi i arterieve të vogla në krahë bëhet i dhimbshëm, pasi gjaku i pasur me oksigjen nuk mund të arrijë deri në gjymtyrë. Kjo mund të jetë një ndërlikim i problemeve të tjera kardiovaskulare si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, ose sëmundja e zemrës. Për të parandaluar dhimbjen e sqetullës që është shkaktuar nga sëmundja e arteries së krahut (një formë e PAD), është e rëndësishme që zemra juaj të jetë e shëndetshme. Kujdesuni të konsumoni ushqim bio dhe të freskët.