Ambasada amerikane në Tiranë ka pasur një paralajmërim të fortë për të gjithë shqiptarët që janë duke aplikuar për viza, të mos bienë pre e mashtrimeve.
Ambasada përmes konsulenteve të saj, thotë se për çdo pyetje që mund të kenë qytetarët, tiu drejtohen direkt atyre, në mënyrë që të shmangin çdo situatë të pakëndshme.
“Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.
(E.K/FAXWEB.AL)