Nga Sonila Meço
Nëse nuk nisim të sfidojmë idetë që do na serviren gjatë kësaj periudhe para fushatës zgjedhore, mundet që çdo paudhësi të na duket normale.
Ankthet dhe pasiguritë e tejskajshme ekonomike, çdo vendim që merret në emër të së mirës publike e bëjnë të dyshimtë. Dhe nëse është i dyshimtë, rreziku bie vetëm mbi ne, publikun e pa (në rastin më të mirë), apo keqinformuar (në rastin më të keq).
Media do tentojë të na çojë drejt qosheve partizane, herë duke bërë ‘profesionisten’ për balancimin e raportimit e herë të pafytyrën për të mbajtur anë.
Ndaj nëse ka një mënyrë për të mos u shndërruar në koncept abstrakt si publik (lexo dele) është të dyshojmë çdo vendim që merret nga sot deri në qershor, të pyesim, kërkojmë, dyshojmë, refuzojmë ‘të na prekin hundën’, lexojmë portale ‘armike’ dhe të dëgjojmë me mend.
Manipulimit ia kanë marrë dorën, ç’manipulimit mund t’ja marrim!
Discussion about this post