10:36 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kujdes po ju ndjekin!”, telefonata që dekonspiroi operacionin e kokainës

15:44 | 27/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është biznesmeni pritës i kokainës në Durrës, precedentët e mëparshëm (Emri+Foto)

Plot 137 kg kokainë ishte nisur nga Ekuadori për në portin e Durrësit, e futur në dy kontenierë me banane. Porosia e “bananeve” ishte bërë nga Gentian Malindi, biznesmen në Durrës, pronar i një anije peshkimi, me precendent të mëparshëm në trafikun e drogës.

DEA amerikane kishte informacion të saktë për këtë ngarkesë të madhe droge që ishte nisur në gusht nga Ekuadori. Ajo, bashkë me policinë greke zbuluan drogën në portin e Pireut, pasi linja e anijes ishte Ekuador-Pire-Durrës. Ata kontrolluan kontenieret, sekuestruan drogën dhe pakot i mbushën me oriz. Selicës pako i vendosën edhe GPS. Më pas u koordinua puna me autoritetet shqiptare. Kjo për shkak se duhej të bëhej dorëzimi i kontrolluar i mallit në mënyrë që të arrestoheshin trafikantët.

Burimet për gazetën “Mapo” thanë se kontenierët mbërritën në portin e Durrësit më 17 shtator. Malindi nuk shkoi për ti zhdoganuar kontenierët por dërgoi dy persona për të marrë pakot fshehurazi lenden narkotike. Ata janë Adrian Bega, punonjës sigurie në portin e Durrësit, dhe Altin Myslihaka, peshkatar. Të dy kanë ngarkuar pakot në një makinë “Audi” me targa të huaja në drejtimin e të cilës ishte Gentian Malindi. Sapo ka mbërritur tek Shkembi i Kavajës,  Malindi ka marrë një telefonatë ku dyshohet se është sinjalizuar: “Kujdes po ju ndjekin!”

Ata janë ndaluar në një hotel pranë Shkëmbit të Kavajës, kanë kontrolluar pakot, të cilat brenda nuk kishin kokainë por oriz. “Pakot nuk ishin mbështjellë me këtë veshje, mos flisni më, po na përgjojnë”, – i ka thënë Gentian Malindi dy shokëve të tjerë. Më pas Malindi u arratis, ndërsa policia ka vënë në pranga Begën dhe Myslihakën.

Ka dyshime të forta se operacioni ndërkombëtar i drogës që kryhej nën mbikëqyrjen e DEA-s amerikane është dekonspiruar në Shqipëri.

Aktualisht në portin e Durrësit janë vetëm disa pako me oriz.

Kokaina ka ardhur nga Greqia në Shqipëri me procesverbal. Ç’ka do të thotë se policia greke e ka sjellë vetë drogën në rrugë tokësore, dhe në kufi i është dorëzuar me procesverbal autoriteteve shqiptare.

Pyetja që shtrohet është: Kush qendron pas këtij trafiku të madh kokaine? Kush i dekonspiron operacionet që iniciohen nga autoretet e huaja?!

Ky është rasti i dytë që kapet sasie e madhe kokaine. Në 2017 mbërritën në Durrës 613 kg kokainë në kontenierët e bananeve. Edhe atëherë u arrestua një shofer dhe një magazinier. Ndërsa pronari i kompanisë, Arber Çekaj u ekstradua nga Gjermania këtë muaj. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se për llogari të kujt, Cekaj solli në Shqipëri 613 kg kokainë.

*Në foto Gentian Malindi dhe pershkrimi i biznesit te tij ne faqen e QKR

Etiketa: Adrian BegaAltin Myslihakagentian malindiKokaina në Durrestelefonata qe dekonspiroi operacioni
Pas

“Në tetor merr formën përfundimtare”, Taulant Balla: Nuk di nëse në Janar do të festojmë për negociatat

Para

Si të fitoni 30 dollarë në orë duke ngrënë bukë

Para
Si të fitoni 30 dollarë në orë duke ngrënë bukë

Si të fitoni 30 dollarë në orë duke ngrënë bukë

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.