Të gjithë qytetarët e Tiranës gjatë ditës së sotme do të duhet të marrin masa shtesë. Kjo për shkak se në një pjesë të akseve rrugore do të jetë e bllokuar lëvizja.
Bashkia e Tiranës prej disa kohësh ka ndërmarrë nismën e ditës pa makina me qëllim uljen e ndotjes së ajrit në Kryeqytet.
Pavarësisht nismës ekologjike jo pak herë qytetarët janë ndeshur me probleme të mëdha me oraret për shkak të bllokimit të segmenteve. Le të shpresojmë që ditën e sotme të shmanget sa më shumë bllokimi i trafikut në zonat ku mjetet janë të lejueshme.
SEGMENTET KU DO TË BLLOKOHET LËVIZJA E MJETEVE:
“Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;
Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;
Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”
Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.
Veç ndalimit të qarkullimit, siç njofton Bashkia e kryeqytetit, do të ketë edhe aktivitete në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.
Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit.
(E.K/SHUPLAKA)