Sot në kryeqytet në kuadër të festimeve për ditën e fëmijëve, do të ketë devijime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore.
Bashkia e Tiranës njofton se ndalohet qarkullimi i mjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:30 për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada e Shkollave” në segmentet e mëposhtme:
-Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Deshmorët e Kombit” deri në kryqezimin me Bulevardin “Bajram Curri”.
Përsa i përket devijimit të sheshit “Nënë Tereza” dhe segmentit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali II”.
Mjetet e transportit publik do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova” për në Bulevardin “Bajram Curri”.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post