12:20 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kujdesi për imazhin, kryebashkiaku tender 8 milionë lekësh për aparat fotografik

09:32 | 20/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kujdesi për imazhin, kryebashkiaku tender 8 milionë lekësh për aparat fotografik

Propaganda, fasada dhe dalja sa më mirë në publik, duket se ka “infektuar” të gjithë  kryetarët e bashkive në vend. Përdorja e kamerave dhe aparatëve fotografik, zgjerimi i stafit të mediave apo deri tek trajnimet për komunikimet në publik, janë disa nga teknikat që përdorin politikanët lokal dhe qëndror, për të kuruar imazhin e tyre përpara qytetarëve.

Deri këtu përveç aspektit moral, nuk ka asnjë të keqe! Por kur përdoren fondet publike dhe taksat e qytetarëve , atëherë kjo situatë bëhet vërtetë e papranueshme. Tpz.al ka siguruar dokumentat e një tenderi që po bën Bashkia e Mallakastrës, ku kryetari Agron Kapllanaj, ka akorduar plot 8 milionë lekë për “blerje aparati fotografik”.

Para pak javësh, Kapllanaj i shpëtoi heqjes së mandatit nga KQZ, pasi PD-ja dhe PS-ja bashkuan votat. Në formularin e vetdeklarimit, Kapllanaj pranonte se në vitin 2004 ishte dënuar në Itali me dy vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë. Mesa duket, ai do të përdorë këtë aparat fotografik për të përmirësuar imazhin e tij.

Sipas dokumenteve, me shumën prej 8 milionë lekë kërkohet të blihet vetëm një aparat fotografik, profesional CANON, lente 16-35 mm, lente 50 mm, lente 70 – 200 mm, ccantë aparati dhe dy karta CF. Kërkohet një aparat me sensor 22.3 MP sensor me kornizë të plotë me madhësi 36 x 24mm. Ndërkohë, aparati të ketë vibrim të heshtur dhe të ulët, ndërsa mënyrat e filmit full 1080p HD me ISO 100-12,800, që mund të zgjerohet në ISO 25,600.

Edhe pse konsiderohet si një shpenzim luksi, Tpz.al bëri një hulumtim për vlerën reale të këtij aparati fotografik. Në një kërkim fare të thjeshtë në faqen popullore Ebay.com, ku mund të blihet çdo gjë, aparati që kërkon z. Kapllanaj nuk kushton më shumë se 2 mijë dollarë, dhe që ka parametra shumë herë më të mirë. Por, kryebashkiaku i Mallakastrës, ka akorduar plot 8 milion lekë për këtë aparat propogandistik, edhe pse institucioni që ai drejton ka një buxhet modest.

Megjithatë, Kapllanaj është shumë larg modelit të propogandës që ofron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka blerë me fondet publike aparatë fotografikë, dron, kran, kamera full hd si dhe paguan skenarist, regjisor ish gazetarë, ish redaktorë etj. E sikur të mos mjaftonte kjo, Veliaj bën tendera për “mjeshtrinë e të folurit në publik”, e cila u denoncua pak ditë më parë nga Tpz.al.

Dhe në fund një këshillë: Nuk është e nevojshme të paguhen miliona lekë për të kuruar imazhin, por mënyra më e mirë është të punosh fort dhe t’i qëndrosh pranë qytetarit. Vetëm kështu e ke të garantuar suksesin dhe imazhin pozitiv. /TPZ.AL

Etiketa: kapllanajtender
Pas

“Kërpaçi dhe Mehmetaj, rrahën 5 policë”, Manjani: Këtë llogjikë të përmbysur e vulosi Lu& Lei!

Para

Kryeministri Rama seksi?! Ku renditet mes liderve në botë (LISTA E KRYESUESVE)

Para
Kryeministri Rama seksi?! Ku renditet mes liderve në botë (LISTA E KRYESUESVE)

Kryeministri Rama seksi?! Ku renditet mes liderve në botë (LISTA E KRYESUESVE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kishin mbjellë kanabis në mes të fushës, dy të arrestuar në Krujë

U kap me kallash në makinë, Eqerem Sorra i dënuar me 8 vite burg në Kaliforni për përdhunim

Dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, SPAK vijon edhe sot komunikimin e akuzave për të pandehurit

Elbasan/ Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallën dhe Bledar Çullhajn

Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja nga toka, dy helikopterë nisin operacionin për shuarjen e flakëve nga ajri

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.