Policia ka shpallur në kërkim shtetasen me inciiale R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër. Kjo e fundit me detyrë kujdestare në një konvikt të Shkodrës ka dhunuar me sende të forta një të moshuar 65 vjeçe e cila qëndronte në konvikt.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.