Nga një përparëse njësoj, vendosur me kujdes, me pjatat në dorë që ua çojnë në tavolinë fëmijëve, duke u thënë ”ju bëftë mirë!”. Kjo është pamja që serviret nga ERTV-ja kryeministrore këtë mesditë, kur kryeministri ka refuzuar paketën McAllister Plus, ndërsa e kish pranuar Basha.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj që e ka ndjekur, të dy me përparëse me vija, njëri duarkryq, kurse tjetri me duar në bel, duke biseduar, në pritje të përfundimit të ushqimit nga fëmijët e kopështit nr.38 në kryeqytet.
Kujt i shkon më shumë përparësja?! (V.G/SHUPLAKA)