16:38 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kujt ia merrte mendja? Dasma mbretërore i solli 1.2 milion paund ekonomisë britanike

14:50 | 27/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dasma mbretërore/Dalin pamjet e para, ja si duket Meghan Markle nuse

Bilanci, një javë pas dasmës mbretërore…? Më pozitiv nga sa ishte parashikuar. Në Londër ekziston konsensusi mbi faktin që dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle, të shtunën e kaluar më 19 maj në “Windsor”, ka qenë një sukses i vërtetë nga të gjitha këndvështrimet: çifti, familja mbretërore, mediet, e mbi të gjitha ekonomia.

Ekonomia britanike, me sa duket do të fitojë jo pak, por 1.2 miliardë stërlina këtë vit, sipas “Brand Finance”, që është marrë me parashikimet para dasmës dhe me përllogaritjet pas saj.

Edhe violinçelisti dhe këngëtarët e korit po përballen me të ardhura rekord pas dasmës. 19-vjeçari Sheku Kanneh-Mason, i zgjedhur personalisht nga princi Harry, pasi luajti në kishën e Shën Xhorxhit, para Mbretëreshës dhe të ftuarve, ka njohur një ngjitje në klasifikim. Albumi i tij është i pari në zhanrin e muzikës klasike për vitin 2018. Disku i tij ka lënë pas edhe rekordin e Julian Lloyd Webber, në vitin 1990.

Edhe predikuesi amerikan, Majkëll Kërri, që mori fjalën para një audience planetare në dasmën mbretërore, tani është një yll mediatik. Sipas përllogaritjeve, “Windsor” ka fituar në total 1.5 milionë stërlina më shumë, falë “Po”-së mbretërore, shkruan Top Channel.

Kjo dasëm do të lërë pas, për sa u takon fitimeve, edhe atë të William dhe Kate Middleton. Kjo, për faktin se Princi William, që është trashëgimtar i fronit pas Princit Charles, për dasmën e tyre në vitin 2011 u dha një ditë pushim dhe rezultati ishte 1.5 miliardë stërlina prodhim më pak për ekonominë britanike.

Ata që pretendojnë se dasmat mbretërore nuk i sjellin përfitime ekonomisë, përmendin pikërisht rastin e dasmës së William dhe Kate. Sidoqoftë, edhe në vitin 2011, humbja u kompensua nga biznesi që shoqëroi shfaqjen. Por, këtë radhë, dasma mbretërore u mbajt të shtunën dhe nuk pati nevojë të humbeshin miliarda stërlina prodhim. Ndaj, kjo e bën më të dukshëm rezultatin pozitiv në fund të llogarive.

 

Pas

Ronaldo me dy tifozë të pakursyer, Georgina dhe i biri të parët që e uruan (Fotot)

Para

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina merr flakë, dy të tjera përplasen nga pas

Para
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina merr flakë, dy të tjera përplasen nga pas

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina merr flakë, dy të tjera përplasen nga pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dobraç/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, kapet autori në flagrancë

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.