Lidhje që as nuk ia kishte marrë mendja? Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother 6, dhe moderatorja e njohur , Sara Kolami, janë çifti i ri në showbiz-in shqiptar.
Ish-banori i Big Brother është përfolur për lidhjet e tij të dashurisë me vajzat e njohura të ekranit, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë Anaidi.
Burime të sigurta për “Class” thonë se Anaidi dhe Sara janë parë bashkë sonte në Tiranë, në barin që Anaidi menaxhon prej disa kohësh, në një zonë mjaft të frekuentuar në kryeqytet.
Çifti kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa shqetësimin më të vogël për sytë kureshtarë.
Nuk dihet sesa kohë kanë të lidhur, por me siguri, lidhja e tyre do të përgëzohet nga të gjithë dashamirësit. Simpatikë, energjikë, ambiciozë… Ai ia ka dalë të jetë i suksesshëm në biznes, ndërsa Sara në televizion po tregon çdo ditë e më shumë siguri televizive. Çift shumë simpatik.
(E.K/FAXWEB)