Pak ditë më parë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë u njoftua refuzimi i disa vizave për zyrtarë të lartë të drejtësisë në Prokurori dhe Gjykata. Vetë ambasada në njoftimin e saj nuk do të jepte emra e megjithatë lajmëronte se prokurori ishte pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Edhe më herët ishte përmendur se personi i mundshëm nga Prokuroria e Përgjithshme do të ishte vetë kryeprokurori Llalla. Ndërkohë sot në shqetësimin e bërë të ditur publikisht nga institucioni i Prokurorisë është përmendur edhe bllokimi i vizës për kryeprokurorin Llalla dhe gruan e tij.
Personi i dytë të cilës i ishte bllokuar viza në letrën e bërë publike nga Prokuroria ishte dhe Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion. Post që mbahet nga prokurorja Rovena Gashi. Kjo nuk është një emër i panjohur, pasi ishte kandidatura e vetme e Prokurorisë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Edhe ky proces u bë pikënisje e akuzave nga Lu mëgjesin e sotëm. Sipas tij me sjelljen e emrit të vetëm të Rovena Gashit nga Prokuroria e Përgjithshme ky institucion cënoi garën dhe shkeli Kushtetutën. (E.K/SHUPLAKA)