Avokati Kujtim Cakrani shprehet se revolta për Teatrin kombëtar tregoi se populli mësoi se nga e tij, disa zv/Ministra, sekretarë të përgjithshëm institucionesh dhe drejtorë, gjithashtu pjesë e Këshillit Bashkisë Tiranë marrin paga mujore në tre apo katër borde!
Ai ka sjellë në vënmendje një detaj historik nga e kaluara duke cituar ministrin e Thesarit në Qeverinë e parë Shqiptare atë të Ismail Qemalit, Bektash Bej Cakrani që tregonte sipas tij, se: “Në kushtet kur qeveria e I. Qemalit, nuk kishte asnjë burim financiar për të paguar administratën, udhëtimet në Europë, ushtrinë në frontin grek, etj, Bektash Cakrani i gatshëm u detyrua ta paguaj atë për gjithë 1913 nga të ardhurat e pasurisë së familjes së tij..”
Reagimi i plotë: Konstatim!
U bë shkak prishja e Teatrit Kombëtar që opinioni publik të mësonte se nga taksat e tij, disa zv/Ministra, sekretarë të përgjithshëm institucionesh dhe drejtorë, gjithashtu pjesë e Këshillit Bashkisë Tiranë marrin paga mujore në tre apo katër borde!
Menjëherë mu kujtua ish Ministri Thesarit në Qeverinë e parë Shqiptare atë të Ismail Qemalit, Bektash Bej Cakrani! “Në kushtet kur qeveria e I. Qemalit, nuk kishte asnjë burim financiar për të paguar administratën, udhëtimet në Europë, ushtrinë në frontin grek, etj, Bektash Cakrani i gatshëm u detyrua ta paguaj atë për gjithë 1913 nga të ardhurat e pasurisë së familjes së tij..”
E kuptoni ndryshimin ndërmjet atyre që e donin “vatanin”, dhe juve që e rropët, dhe si plebej që jeni, na bëni edhe moral gjithë ditën…. Keni 75 vjet që po e vidhni me poshtërsinë që ju karakterizon….
(F.GJ/FAXWEB.AL)