Në fillim të muajit mars u bë publik lajmi se deputeti Kujtim Gjuzi ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, e cila e ka akuzuar edhe për dhunë. Deputetit i ndalohet që t’i afrohet të biri, 16 vjeç dhe gruas më shumë se 200 metra, ndërkohë që procedurat e divorcit mes tyre vijojnë.
Ndërsa mohoi për mediat akuzat për dhunë, Gjuzi tha se nuk do të hapë rrugë lehtë gjatë procesit të divorcit, dhe duket se në mes janë edhe konfliktet për pronat. Ditën e djeshme ai u pyet nga një prej ndjekësve në Instagram, se cila ka qenë arsyeja që është ndarë nga bashkëshortja e tij, dhe përgjigja ka qenë e menjëhershme.
“Arsyeja e vetme pse deputeti Kujtim Gjuzi u nda nga bashkëshortja dhe do ndahesha dhe 1 mijë herë të tjera vetëm për këtë femër”, përgjigjet ai në një faqe instagrami që mban emrin e Gjuzit, mbi një foto ku shfaqet me një grua të panjohur, që duket se ka tërhequr vëmendjen e tij. Në foton e zonjës padyshim që sytë të mbeten te flokët e saj kaçurrela, por nuk dihet ende se cila është marrëdhënia mes të dyve. (E.K/Faxweb.al)

Discussion about this post