Vrasja e biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë ka ndezur debat edhe në rrjetet sociale. Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka komentuar në mediat sociale, duke e cilësuar se”vrasja e dikujt për 70 mijë euro është një lajthitje dhe asgjë tjetër”.
Por reagimit të Gjuzit i është kundërpërgjigjur aktivitja e Partisë Demokratike Enkelejda Veliu, e cila tashmë është edhe në listat e PD-së, duke shkruar se: “Ty të duken pak?! Jeni të cuditshëm ju që hani fara rrugës”.
Gjuzi i është përgjigjur se nuk mund ta vrasësh dikë nëse i ke lekët borxh, duke shtuar se ajo nuk mund të përhapë vrasjen si një fenomen.
“Personalisht nuk ha fara rrugës se nuk jam kanarie. Pak nuk janë por nuk mundet ta vrasësh dike se i ke lekët borxh dhe ju zonjushë apo zonjë nuk mund të përhapni vrasjen si fenomen, por mesa duket edukimi jua duket të jetë ca i mangët”- shkruan Gjuzi.
Veliu i është përgjigjur menjëherë deputetit, duke i thënë se ajo nuk foli për vrasjen por për borxhin në sasi, pasi vrasjet përndryshe janë bërë edhe pse më per shtrembër.
“Ku e ishte pro vrasjes? Ku e lexove? Unë isha për borxhin në sasi, por tek ne vrasjet janë bërë edhe pse më pe shtrembër. Çudi me ju rrobaqepësit ligjvënës”- shkruan Veliu.
“Je një modeliste, pa formim. Duket që e ke bërë gjimnazin natën”- i shkruan Gjuzi sëris, Enlekejda Veliut, e cila ka mbaruar studimet për matematikë.
Discussion about this post