Mes tre deputetëve që u betuan sot në Kuvend, ishte dhe Kujtim Gjuzi, i cili duket se e kishte vlerësuar maksimalisht eventin, dhe kishte përzgjedhur nje veshje vërtetë të veçantë.
Gjuzi u shfaq në Kuvend me një kombinim ngjyrash të kuqe dhe të zeza, dhe duket se do të vërë në presion dhe kryeministrin Rama, i cili njihet për stilin unik të veshjeve. Ato që tërhiqnin edhe më shumë vëmendje ishin këpucët e tij ku dominonte ngjyra e kuqe.
Duhet thënë se Gjuzi ka marrë vëmendjen e të gjithëve para hyrjes në Kuvend, pasi ai insistonte që të bëhej deputet, dhe qëndroi për ditë me radhë koridoreve të KQZ-së.
“Betohem se do të jem gjithmonë në krah të qytetarëve, të votës së lirë, të Republikës së Shqipërisë. Ky është parlament, ka dhe njerëz që nuk duhet të ishin këtu, por më mirë të mos e hedhim shtetin në bregun e Lanës”, u shpreh Gjuzi gjatë betimit.
(E.K/FAXWEB.AL)