21:29 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E trishtë, Covidi i merr jetën parakohe këngëtarit të njohur Kujtim Prodani, fotoja që ndau nga spitali

14:58 | 06/01/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
E trishtë, Covidi i merr jetën parakohe këngëtarit të njohur Kujtim Prodani, fotoja që ndau nga spitali

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari i njohur Kujtim Prodani, i cili njoftoi pak ditë më parë se ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Nuk dihet nëse Prodani ka pasur sëmundje shoqëruese që të mund të kenë çuar në përkeqësimin e gjendjes së tij, dhe në humbjen e jetës. Kujtim Prodani ishte djali i artistëve të mëdhenj Agim Prodani dhe Anita Take, të cilët kanë ndërruar jetë disa vite më parë.

“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, shkruante Prodani në postimin e tij të fundit ku tregonte gjendjen e tij. Prodani është kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, teksa ka qenë pjesë e skenave të festivaleve për shumë vite me radhë.

Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën “I Am From Tirana”. Në Dhjetor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën “Ju Te Dashurat E Mia”. Në Dhjetor 2004, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Ndryshe E Shikoj”.

Në vitin 2005, Kujtim Prodani publikon albumin “I Am From Tirana”. Në Dhjetor 2005, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën “Theva Kokën Si Pa Dashur”. Në Dhjetor 2006, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Kjo Është Jeta”.

Në Dhjetor 2008, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën “Nostalgji”, në bashkëpunim me Joe Artid Fejzo. Në vitin 2009, Kujtim Prodani publikon albumin “Me Sytë Nga Dera”. Më datë 15 Maj 2010, Kujtim Prodani & Evis Mula publikojnë videoklipin “Si U Beme Keshtu Mikja Ime”. Me këtë këngë, Kujtim Prodani & Evis Mula marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në Dhjetor 2010, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Ti Ishe Kryeveper”. Në Nëntor 2011, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën “Rrebelja”. Në Qershor 2011, Kujtim Prodani merr pjesë në Top Fest 8 me këngën “Miremengjes Pa Stres”. Në Dhjetor 2011, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Digjem”.

Më datë 18 Mars 2013, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Shpirt I Trazuar”. Në vitin 2013, Kujtim Prodani publikon albumin “Shpirt I Trazuar”. Në Mars 2014, Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Turkesha”. Në Mars 2014, Kujtim Prodani merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën “Beqaria”.

Më datë 3 Dhjetor 2015, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Kemish’ E Fundit Xhepa Nuk Ka”. Në Shtator 2016, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “Taksi Sonte S’dua”. Më datë 6 Mars 2017, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Floket S’me Jane Zbardhur Nga Mosha”. Më datë 16 Maj 2017, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Lek Lek”.

Më datë 14 Mars 2018, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Prefiksi 5”. Më datë 25 Qershor 2018, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Toke E Xanun”. Më datë 22 Dhjetor 2018, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Babela”. Muzika e këngës u punua nga Kujtim Prodani. Me këtë këngë, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh në vitin 2018.

Në Dhjetor 2018, Kujtim Prodani merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën “Babela”. Prodani rikthehet pas shtatë vitesh mungesë me një baladë pop me karakter narrativ, muzikuar prej tij dhe me tekst të Agim Xhekës, të titulluar “Babela”. “Kush nuk ka ngacmuar shoqen e bankës në klasë të tetë, nuk ka kuptuar asgjë nga tetëvjeçarja.” – e përshkruan kantautori mesazhin e këngës.

Më datë 25 Maj 2019, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Mikesha”. Më datë 31 Tetor 2019, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Xhelozia”, në bashkëpunim me Sajmir Çilin. Në vitin 2020, Kujtim Prodani publikon albumin “Prodan”. Më datë 21 Shkurt 2020, Kujtim Prodani publikon videoklipin “Hej Mik”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kujtim prodanindahet nga jeta kujtim prodani
Pas

Aksident në Fier-Lushnje/ Përplaset ‘Audi’, rruga mbushet me xhama të thyer (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Para

Lajme të mira vijnë nga Kosova, bie ndjeshëm numri i vdekjeve Covid, regjistrohen 301 raste pozitive gjatë 24-orëve të fundit

Para
Shtohet numri i viktímave në Kosovë/ Vdès 63-vjeçari me korònavirus

Lajme të mira vijnë nga Kosova, bie ndjeshëm numri i vdekjeve Covid, regjistrohen 301 raste pozitive gjatë 24-orëve të fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë, Zelensky: Sulmi, “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm

Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

Rama publikon pamjet: Te Fresku rikthehet ajri për komunitetin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.