Largimi nga jeta i Kujtim Prodanit si pasojë e Covid 19 ka lënë të pikëlluar miqtë e kantautorit të njohur, që sot duket se nuk gjejnë fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimer në drejtim të familjes së artistit.
Lidhur me këtë humbje të madhe për artin shqiptar ka reaguar dhe këngëtari Elton Deda, përmes një postimi në “Facebook, ku shprehet se nuk e beson dot atë që ka ndodhur.
Deda ka postuar një foto të kolegut të tij dhe shprehet se nuk i “thotë dot lamtumirë, por do e presë për një birrë”.
“Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti”, janë fjalët e Eltonit.
Një mesazh për largimin e Prodanit e ka shkruar dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti: Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe!
”Përherë kam menduar se Tirana është shumë e vogël. Qyteti i Tiranës është sa një pëllëmbë e dorës. Tirona është e vogël, se po i firojnë njerëzit e saj, të cilët ishin bulevardi, rruga, fusha e zezë, muzika, poezia.
“I’m from Tirana”,- thoshte Kujtim ynë. E humbëm ne të 21-shit, e humbi Rruga e Kavajës, e humbi Tirana, e humbi Shqipëria. Lamtumirë shok i shtrenjtë. Sa keq më vjen për Florin, vëllain tënd të vetëm…”, shkruan nga ana tjetër gazetari Enkel Demi.
(E.K/Faxweb.al)