Pas disa ditësh pasi humbi jetën Florenc Beqiri në Francë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shkuar sot për vizitë në familjen e 23-vjeçarit në Shkodër. Ministri i shprehu ngushëllimet familjes së Florencit dhe thekso se janë në kontakt të pandërprerë me autoritet Franceze, ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme për të sjellë sa më parë trupin.
“Jemi në kontakt të pandërprerë me autoritet Franceze, ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme. Të presim përfundimin e hetimeve, të respektojme vdekjen. Qeveria merr përsiper shpenzimet për transportin e trupit të viktimes dhe sjelljen në atdhe. Prioritare për ne është që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat. Do marrim çdo masë ndaj strukturave tona nëse do jetë rasti.”, u shpreh ai.
“Fax News” raporton se Këshilli Bashkiak ka miratuar sot vendimin për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për ceremoninë mortore të Florencit. Shuma e akorduar është 500.000 lekë dhe nuk kishte asnjë kundërshtim nga asnjëanëtar i Këshillit.
Ky vendim që mori votat unanime në Këshill, është përshëndetur edhe nga qytetarët shkodranë të cilët, ashtu sikurse gjithë shqiptarët kudo në botë, janë tronditur nga humbja e jetës së Florencit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post